Në Kosovë të dielën do të mbajë mot me diell, vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare./Klankosova.tv