Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Prishtinë | 31 Gus 2024 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Të shtunen parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme