Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë sot.
Sipas IHMK-së, do të mbajë mot i ndryshueshëm.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.