​Moti sot në Kosovë

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 07:43 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme