Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës dhe natës së sotme si dhe nesër do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.
Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me ditën e djeshme, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.