Zonat anticiklonike që po shtrihen mbi rajonin tonë, në ditët në vijim, do të favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa në aspektin termik mbetet mot i ftohtë, me tendencë të rritjes graduale të temperaturave maksimale.
Sot në orët e mëngjesit do të ketë ngrica ndërsa dita do të jetë kryesisht me diell.
Minimalet do të luhaten nga -4 deri në 5gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë nga krahu jugor 1-4m/s.
Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e deri në fillim të javës së ardhshme do të zbres nën këto vlera.