Sot mbi vendin tonë do të ndikojnë zona më të qëndrueshme të fushave të presionit të lartë në lindje të kontinentit.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 0C deri në 3C, ndërsa maksimalet nga 7C deri në 12C.
Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen e natën mundësi për shi.
Nga Atlantiku një ciklon më i fuqishëm pritet të përfshijë rajonin tonë ditën e premte dhe të shtunë, ku priten edhe të reshura lokale shiu, e në vise malore reshje bore.
Nga dita e diel fusha anticiklonike me masa më të ngrohta ajrore do të depërtojnë mbi rajon, që do sjellin kthjellime dhe rritje të mëtutjeshme të temperaturave mbi vlera mesatare.
Erë e lehtë nga jugu-juglindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të thellë nën vlera normale, e nga dita e diel rritje të shpejtë mbi këto vlera.