Gadishulli i Ballkanit vazhdon të jetë në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë me mot të pastabilizuar.
Në Shqipëri, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të herëpashershme në formën e stuhive të lokalizuara.
Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi i forcës 4-5 me lartësi vale 1,1–2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë konstante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 13/22°C
Zonat e ulëta 16/26°C