Dita e diel në Shqipëri, mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta të shoqëruara nga shira të izoluar, por pasditja sërish fuqizon vranësirat duke sjellë rrebeshe të shkurtra shiu në zonat e ulëta, por kryesisht në zonat malore ndërsa bregdeti do të ketë shira të dobët.
Parashikohet që edhe java tjetër të mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin, transmeton tch.
Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 3 – 4°C pasditen e së premtes duke shënuar maksimalisht 27°C ndërsa në fundjavë maksimumi do të shënojë 25 – 26°C.
E hëna dhe e marta sjellin rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës por e mërkura dhe në vijim do të jenë me rënie të lehtë të temperaturave në të dy ekstremet ditore duke variuar nga 9 në 25°C.