Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot kryesisht të kthjellët që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet e shiut, kryesisht në zonat lindore.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06ºC në 20ºC, në zonat e ulëta nga 12ºC në 26ºC dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 27ºC.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.