Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë.
Sipas IHMK, në jug, juglindje dhe vise të ulëta parashihet të ketë mjegull, e cila shkaktohet si pasojë e reshjeve dhe amplitudave të mëdha në fushat termike.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare, thuhet në njoftimin e IHMK-së.