Moti të enjten pritet të jetë me vranësira të çrregullta. Vranësirat kryesisht ditën e enjten parashihet të sjellin riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në Dukagjin, në veri, parashihen erëra me shpejtësi mbi 15m/s”, thuhet nga Instituti.