Moti të martën, kryesisht me diell

| 16 Gus 2022 | 07:56 | Nga

Të martën pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa vende parashihet të ketë edhe reshje shiu të intensitetit të dobët, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 e 29 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në parashikimin e IHK-së të martën.

Të ngjashme