Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Sipas njoftimit, gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen edhe kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-36 gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.