Motoçiklisti 18-vjeçar goditet për vdekje nga një “Jeep”

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 21:28 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur, sonte rreth orës 20:00, midis një veture të tipit “Jeep” dhe një motoçiklete në fshatin Zajm të Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën një motoçiklist i moshës 18-vjeçare.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Xhevat Ibraj, i cili ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është arrestuar dhe tani ndodhet në mbajtje.

“Në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ka ndodhur aksidenti në mes një automjeti Jeep dhje një motoçiklete”.

“Viktima ka qenë ngasës i motoçikletës. Njësitë rajonale të komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe është njoftuar prokurori i shtetit.

Viktima është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Pejës sepse në vendin e ngjarjes ka pasur shenja jete; mirëpo në spitalin rajonal ka arritur pa shenja jete dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

“Viktima është me inicialet G.Z., i lindur në vitin 2001. Policia ka arrestuar ngasësin e automjetit Jeep dhe i njëjti gjendet në mbajtje”.

Të ngjashme