Motoçiklisti humb jetën në aksident trafiku në Prishtinë

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Edmond Hoxha” afër sallës “1 Tetori” në Prishtinë. Si pasojë e përplasjes mes një veture dhe një motoçiklete, ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për PWR se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku mjekët emergjent e kanë konstatuar vdekjen e tij.

Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, ka humbur jetën”, tha ai

Të ngjashme