Motra dhe halla e së ndjerës: Ish-bashkëshorti e ka kërcënuar çdo ditë, duhet të rrjepet për së gjalli

Prishtinë | 01 Dhj 2022 | 13:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familja Magashi nga fshati Llugaxhi i Lipjanit të enjten ka pritur shumë mysafirë që i kishin ardhur për kryeshnosh.

Familjarë të 35-vjecares së vrarë mbrëmë në oborrin e Gjinekologjisë  kanë rrëfyer për Ekonomia Online se e ndjera Hamide Magashi, është kërcënuar vazhdimisht nga ish-bashkëshorti.

Shukrije Magashi, motra e së ndjerës, për herë të fundit me të ka folur një orë para vrasjes, por që nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim.

Ajo me tej shtoi se këtë rast ia lë drejtësisë. Ajo tha se ka dëshirë që dorasi të kapet dhe të rrjepet për së gjalli.

“Për herë të fundit ka folur me mua, ka qenë ora 17:00, më ka pyetur si je a je mirë, dhe asgjë më shumë. Ai çdo ditë e ka kërcënuar, aty ka qëndruar non-stop, por s’kemi çfarë të bëjmë, ia kemi lënë drejtësisë”.

“Në momentin që të kapet, unë kam qef me rrjep për së gjalli e me ja nxjerr shpirtin, le ta dinë edhe populli se çfarë ka bërë ai në motrën time”, tha ajo.

Fatime Berisha, halla e së ndjerës, tha se ajo është kërcënuar çdo ditë nga i dyshuari, raporton EO.

“Kanë pas probleme, tre muaj ka qenë e martuar dhe pastaj është ndarë. Tash e patë kohën për të lindur dhe ka shkuar në spital dhe atje ka shkuar dhe e ka vrarë”.

“Neve na ka vdekur edhe vllau edhe gruaja e vllaut, edhe një tjetër vëlla na ka vdekur i ri, e tash edhe kjo, katër u bënën”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/hamide-magashi-pritet-te-varroset-te-premten-familja-e-35-vjecares-hap-dyert-per-ngushellime/

Të ngjashme