Motra e Cardi B vesh kreacionet e Lia Stubllës

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Edhe një sukses i Lia Stubllës. Dizajnerja e njohur është mjaft e suksesshme në punën e saj.

Kreacionet e saj i kemi parë të veshura nga shumë personazhe të njohura në vend, por edhe te yjet ndërkombëtare. Lia me dizajnet unike i ka kaluar kufijtë shqiptarë.

Së fundi, motra e reperes së njohur Cardi B, Hennessy Carolina, ka pozuar për revistën Galore me fustan të Lias.

https://www.instagram.com/p/Bw2eTIJBX34/?utm_source=ig_embed

Edhe emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht kanë zgjedhur që për evenimente të rëndësishme të vishen me fustanet e Lias,

Në këtë listë bëjnë pjesë: aktorja e njohur amerikane, Naturi Naughton, prezantuesja Madelyn Burke, asistentja e parë e Kim Kardashian, Stephanie Shepherd dhe shumë emra të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme