Motra e George Floyd e ka bojkotuar një takim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke thënë se ai ka “thyer një premtim” për të miratuar projektligjin e reformës policore deri në përvjetorin e vdekjes së vëllait të saj.
Teksa Bridgett Floyd mori pjesë në një tubim në Minneapolis të Minesotës, anëtarët e tjerë të familjes u takum me Biden në Shtëpinë e Bardhë për të ndihmuar në miratimin e këtij projektligji.
Akti i Drejtësisë në Polici i George Floyd është bllokuar në Capitol Hill. Të martën, njerëz të shumtë protestuan në qytetet e SHBA-së në njëvjetorin e vdekjes të Floyd.
Ish-oficeri i policisë së Minneapolis, Derek Chauvin u dënua muajin e kaluar për vrasjen e Floyd, pasi thuhet se i kishte mbajtur këmbën në zonën e fytit për nëntë minuta të ndjerit. Chaucin përballet me 40 vjet burg.
Biden e kishte caktuar të martën si një afat përfundimtar për nënshkrimin e legjislacionit të reformës policore.
Pas takimit me presidentin Joe Biden dhe me zëvendëspresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë, vëllai i Floyd, Philonise, u tha gazetarëve: “Nëse mund të bësh ligje federale për të mbrojtur zogun që është ‘shqiponja tullace’, atëherë mund të bësh ligje federale për të mbrojtur njerëzit e ngjyrë.”
Vëllai tjetër i Floyd, Terrence, tha se kishte qenë “një bisedë shumë produktive” në Zyrën Ovale.
Por motra Bridgett Floyd , e cila në vend të kësaj mbajti një moment heshtje në një ngjarje “Celebration of Life” në një park në qendër të qytetit Minneapolis – shpjegoi pse ajo nuk shkoi në Uashington.
“Unë do të shkoja në Washington për t’u takur me Biden për të nënshkruar një dokument. Biden nuk e ka nënshkruar atë projektligj. Biden ka thyer një premtim”, ka thënë Floyd.
Ajo pati një mesazh për presidentin duke thënë futi njerëzit e t’u të punojnë.
Pasi u takua me familjen Floyd, Biden e lëshoi një deklaratë duke thënë se janë zotuar për të vazhduar mbështetjen për legjislacionin.
“Beteja për shpirtin e Amerikës ka qenë një shtytje dhe tërheqje e vazhdueshme midis idealit amerikan, ne të gjithë jemi krijuar të barabartë dhe realitetit të ashpër që racizmi na ka copëtuar prej kohësh,” tha presidenti, shkruan BBC,