Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur sot aderimin e Hidajete Maksutajt në listën e Aleancës për zgjedhjet e ardhshme, në një ditë me simbolikë të veçantë, përvjetorin e rënies së motrës së saj, heroinës Mervete Maksutaj.
Haradinaj vlerësoi kontributin e familjes Maksutaj në luftën dhe lirinë e vendit.
“Në Aleancë bashkohen vlerat më të larta të kombit, ata që Kosovën e kanë atdhe të vetëm dhe që e kanë mbrojtur me gjakun e më të dashurve të tyre,” theksoi ai.
Ai shtoi se kontributi i Hidajetes dhe familjes së saj është një model për gjeneratat e reja dhe një shtyllë e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë, ndërtimit dhe integrimeve.
“Mirësevjen në shtëpinë tënde, Hidajete. Paç faqen e bardhë në këtë rrugëtim të përbashkët,” tha Haradinaj.