Ndërsa operacioni i shpëtimit në vendin e një sulmi raketor në Kramatorsk vazhdon, policia ukrainase thotë se numri i të vdekurve është rritur në 10 dhe 61 persona u plagosën.
Sipas shërbimeve të emergjencës, ka ende viktima nën rrënoja, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Prokurori i Përgjithshëm thotë se sulmet janë kryer me raketa balistike Iskander.
Këto raketa me rreze të shkurtër të prodhimit rus janë më të vështira për t’u kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore për shkak të shpejtësisë me të cilën ato godasin.
Mes të vdekurve ishte një vajzë 17-vjeçare dhe motrat binjake 14-vjeçare. E plagosur ka mbetur edhe një foshnjë tetë muajsh, ndonëse policia thotë se nuk ka rrezik për jetën e tij.
Shërbimi ukrainas i sigurisë pretendon se ka arrestuar një agjent rus.