Familja e Cristiano Ronados shpërthen në akuza pasi Luka Modric fitoi Çmimin e Topit të Artë. Më konkretisht, motra e CR7, Eima Aveiro, 39-vjeçare, pohoi se rezultati i votimit tregoi se bota është e kalbur. Ajo shkroi në rrjetet sociale se “Fatkeqësisht, kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, me mafia dhe para”.
Në përfundim të postimit të saj dha edhe një mesazh: “Fuqia e Zotit është shumë më e madhe se kjo kalbësi. Zoti vonon, por nuk dështon”.
Motra tjetër e portugezit, Katia Aveiro, 42-vjeçare, postoi të njëjtën fotografi të “yllit” të Juventusit me trofeun e kaluar të Topit të Artë, duke e shoqëruar me një mesazh: “Lojtari më i mirë në botë… për ata të cilët e kuptojnë futboll, natyrisht”.