Moukoko mund të debutojë në Bundesligë në nëntor

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Talenti i madh i Borussia Dortmundit, Youssoufa Moukoko 15-vjeçar mund të debutojë në Bundesligë në nëntor, njofton revista gjermane “Kicker”, transmeton Koha.net.

Liga e Futbollit Gjerman (DFL) ka ndërruar rregulloren duke bërë të mundur që një lojtar të startojë në Bundesligë kur të mbush 16 vjet. Moukoko do të mbush 16 vjet më 20 nëntor. Sipas, rregullores së vjetër Moukoko ka pasur të drejtë të luajë vetëm që nga gushti i vitit 2021.

Moukoko së fundi është ftuar nga U-19 i Gjermanisë. Në Bundesligën për grupmoshat U-19 këtë stinor ai ka shënuar 34 gola dhe ka asistuar nëntë tjerë.

“Ne jemi shumë të lumtur me këtë vendim”, ka thënë koordinatori i të rinjve i Dortmundit, Lars Ricken, transmeton Koha.net.

Të ngjashme