Mourinho e do Gareth Bale në Tottenham

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho dëshiron ta kthejë në Tottenham anësorin e Real Madridit, Gareth Bale, gjatë kësaj vere.

Bale, i cili është i padëshiruar në Real Madrid dhe plotësisht jashtë planeve të trajnerit Zinedine Zidane, mund të kthehet te klubi ku bëri emër në futbollin evropian, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i tanishëm i Tottenhamit, portugezi Jose Mourinho, është admirues i njohur i uellsianit.

Ai e kishte kërkuar 31-vjeçarin edhe gjatë kohës sa ishte trajner i Manchester United.

Por Bale deri tani ka qenë në qartë në qëndrimin e tij, duke theksuar se ka për qëllim të qëndrojë në Madrid deri në përfundim të marrëveshjes me klubin, e cila i skadon në vitin 2022.

Të ngjashme