Trajneri portguez, Jose Mourinho, dëshiron që ta transferojë Ivan Perishiqin te Tottenham Hotspur, sipas Calcio Mercato-s.
31 vjeçi është aktualisht i huazuar te Bayern Munchen-i, që nuk ka shfaqur interesim për ta blerë në mënyrë permanente për 20 milionë euro.
Kështu, I Veçanti po shpreson se klubi i tij do të nënshkruajë me finalistin e Kampionatit Botëror për një shumë më të ulët, pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.