Jose Mourinho ka marrë një tjetër vendim kundër gjermanit Bastian Schweinsteiger
Trajneri portugez, Jose Mourinho, fillimisht ka larguar Bastian Schweinsteigerin nga skuadra e parë, për ta lënë atë që të stërvitet me ekipin e dytë.
Por, jo çdo gjë po shkon mirë për Schweinsteigerin, i cili kishte menduar të luante për U-23, në mënyrë që të ishte në formë të mirë dhe kur të transferohej te ndonjë skuadër tjetër.
Por, as kjo nuk po i lejohet, pasi Mourinho ka porositur trajnerin e U-23 që të mos ta lejoj të luaj, por vetëm të stërvitet, shkruan Sunday People.