Mourinho shpreson ta ketë sa më parë në skuadër Harry Kanen.
Sulmuesi dhe Kapiteni i Tottenham, Harry Kane, u dëmtua të enjten mbrëma në sfidën kundër Liverpoolit, dhe sot do të mësohet shkalla e lëndimit.
Jose Mourinho shpreson të mos jetë diçka serioze dhe ta ketë kapiten të gatshëm sa ma parë.
“Kane u dëmtua dhe më duhet të pres ekzaminimet ditën e nesërme, për të kuptuar se kur mund ta kemi sërish. Bëhet fjalë për kapitenin tonë, një lojtar që dëshiron të jetë në fushë gjithmonë, ndaj dua ta rikuperojmë sa më shpejt. Humori në skuadër është ai i disa njerëzve që e kanë të vështirë të pranojnë një humbje, ndaj kjo më bën optimist që do të reagojmë shumë mirë”, u shpreh Mourinho.