Jose Mourinho ka gjetur punë të re.
Një muaj pas shkarkimit nga Manchester United, trajneri portugez ka gjetur një punë të re, duke u angazhuar si analist në BeinSport.
Trajneri portugez, bëhet vetëm figura e madhe e radhës që i bashkohet televizionit me bazë në Katar, pas Zlatan Ibrahimovic, Paul Scholes, Ruud Gullit, Arsene Wenger, Yaya Toure dhe Wesley Sneijder.
‘The Times’ raporton se Jose Mourinho do të fitojë rreth 67 mijë euro për komentimin e vetëm një ndeshje.
Portugezi, punën te ‘Bein Sport’ e nis nesër (e mërkurë) me ndeshjen Katar – Arabia Saudite në Kupën e Azisë.
Dy ditë më vonë, Mourinho do të komentojë derbin e Londrës mes Arsenal dhe Chelsea.
Por, në këto paraqitje televizive, në përputhje me klauzolën që ka në kontratën e Manchester United, Jose Mourinhos i ndalohet të komentojë ndonjë gjë për këtë skuadër, ose në lidhje me të.
A do të gabojë Mourinho gjatë këtyre dy ndeshjeve duke përmendur Manchester Unitedin? Mbetet të shihet.