Mourinho i dorëzon Tottenhamit tre emrat e parë për t’i transferuar në janar

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i ri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho është duke synuar tre nënshkrime të mëdha në afatin kalimtar të janarit.

Sipas mediumit të njohur The Independent, 56-vjeçari portugez e bëri të qartë se ekziston një treshe objektivash që ai ka në mendje për t’i transferuar në janar.

Në krye të listës së dëshirave të Mourinhos është ylli i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, i cili ka qenë një objektiv afatgjatë për Spurs edhe nën drejtimin e Mauricio Pochettinos.

Por, artikulli gjithashtu pretendon se Mourinho dëshiron që Spurs të përpiqet të nënshkruajë edhe me yllin e Benficas, Ruben Dias, i cili pëlqehet edhe nga Manchester Unitedi.

View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter

1:53 PM – Nov 21, 2019Twitter Ads info and privacySee sefa sports updates’s other Tweets

I fundit në listën e ‘Special One’ është mesfushori i padëshiruar i Unitedit, Nemanja Matic.

Ndjekja e Fernandesit është primare, pasi klubi nga Londra e Veriut kërkon të gjejë një zëvendësim për Christian Eriksen, i cili pritet të largohet. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme