Real Madridi ka marrë vendimin për repartin e mesfushës dhe nuk planifikon të bëjë më ndërhyrje në këtë afat kalimtar.
Sipas gazetës spanjolle Diario AS, Jose Mourinho do të ketë detyrën që të punojë me lojtarët aktualë në dispozicion dhe të gjejë zgjidhjet brenda skuadrës.
Klubi madrilen nuk do të rikthehet në treg për të kërkuar një përforcim të ri në mesfushë, duke i besuar grupit aktual dhe projektit të trajnerit portugez.
Ky vendim vjen në një kohë kur Real Madridi ishte lidhur me disa emra të mëdhenj për repartin e mesit të fushës, përfshirë edhe Rodrin e Manchester Cityt, por drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos bëjnë lëvizje të tjera.
Tani përgjegjësia i kalon Mourinhos, i cili duhet të maksimizojë potencialin e mesfushës ekzistuese dhe të gjejë balancën e duhur për sezonin e ri.