Jose Mourinho është i etur për t’iu kthyer punës së trajnerit, por thotë se është duke e pritur klubin e duhur para se të vendosë.
Trajneri portugez ka mbetur pa klub që prej dhjetorit, kur u shkarkua nga Manchester Unitedi, transmeton Gazeta Express.
Por, ai thotë se është i uritur për t’iu kthyer punës tani.
“Jam i uritur për t’u rikthyer, por do ta pres klubin e duhur dhe projektin e duhur”, tha Mourinho për Sky Sports.
“Ndërkohë, jam duke i bërë gjërat që i dua. Preferoj të punoj, por më pëlqejnë edhe sportet e tjera dhe kjo është mundësi e mirë për ta shijuar”, tha 56-vjeçari nga Silverstone, ku ndodhet për ta përcjellë garën e formula 1, Grand Prix.