Mourinho ka disa fjalë për Reguilonin dhe Balen, mesazh për Zidanin

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Bale dhe Reguilon forcojnë ekipin e Mourinhos.

Jose Mourinho, trajneri i Tottenham, është i lumtur me ardhjet e reja nga Real Madridi, Gareth Bale dhe Sergio Reguilón.

Bale është huazuar deri në vitin 2021, derisa mbrojtësi i majtë, Reguilon, është blerë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2025.

Në njëfarë mënyre, Mourinho është munduar t’i tregojë Zinedine Zidanit se ka gabuar që i ka humbur dy super lojtarë.

“Kur Gareth është i shëndosh, i gatshëm për lojë, është një ndër më të mirët në Evropë, për këtë s’ka asnjë dyshim”, tha Mourinho.

“Sergio (Reguilon) ka qenë fantastik sezonin e kaluar. Nëse më pyesni se a jam i lumtur me këta lojtarë, po, natyrisht se jam”.

Reguilon do të jetë i gatshëm për Mourinhon nga java e ardhshme, derisa Bale duhet të presë edhe një muaj, pasi është i dëmtuar.

Të ngjashme