Mourinho kandidat për ta marrë drejtimin e Celticut

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Tottenhamit, mediat në Angli kanë filluar të shkruajnë për skuadrën e radhës që do ta drejtojë Jose Mourinho.

Raportohet se Mourinho është në garë për të marrë drejtimin e ekipit nga Skocia, Celtic.

Portugezi është zotuar se do t’i kthehet punës sa më shpejt që të jetë e mundur.

Drejtuesit e Tottenhamit shkarkuan Mourinhon dhe stafin e tij të hënën, pas rezultatet negative.

Të ngjashme