Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka deklaruar se është i kënaqur me ekipin e tij me gjithë dështimin për transferimin e lojtarëve që ai i kishte spikatur.
Me gjithë nënshkrimin e brazilianit Fred, portugezit Diogo Dalot dhe portierit rezervist Lee Grant, Mourinho dëshironte edhe dy përforcime që nuk arriti t’i ketë para të martës kur edhe u mbyllë afati kalimtar në Angli.
Toby Alderweireld, Willian, Harry Maguire, Ivan Perisic, Jerome Boateng and Diego Godin ishin emrat që u lidhën me një kalim te United.
Djajtë e Kuq të premten nisin sezonin e ri në Premier League me ndeshjen kundër Leicester.