Ekonomia Online
FUNDIT

Mourinho mban stërvitjen e parë si trajner i Tottenhamit, premton punë dhe pasion

Mourinho mban stërvitjen e parë si trajner i Tottenhamit, premton punë dhe pasion

Jose Mourinho e ka mbajtur stërvitjen e parë dhe është takuar me lojtarët, ndërsa ka premtuar pasion dhe punë te Tottenhami. Ish-trajneri i Manchester United tha nuk mund të jetë më i lumtur që është emëruar në kryes të skuadrës nga Londra. Portugezi tashmë e ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes së së shtunës […]

Jose Mourinho e ka mbajtur stërvitjen e parë dhe është takuar me lojtarët, ndërsa ka premtuar pasion dhe punë te Tottenhami.

Ish-trajneri i Manchester United tha nuk mund të jetë më i lumtur që është emëruar në kryes të skuadrës nga Londra.

Portugezi tashmë e ka mbajtur stërvitjen e parë para ndeshjes së së shtunës kundër West Ham.

“Çfarë mund të premtoj? Pasioni – për punën time, por edhe pasionin për klubin tim”.

“Është një privilegj kur një menaxher shkon në një klub dhe e ndjen këtë lumturi në raport me skuadrën që do të ketë”.

“Këto janë fjalë që unë i kam thënë dhe i kam përsëritur në tre, katër, pesë vitet e fundit edhe si kundërshtar”.

“Të luash kundër Tottenham në White Hart Lane ishte gjithmonë e vështirë, por e bukur”.

“Ishte një nga vendet ku dikur shkoja me pasion, por edhe me respekt”, transmeton telegraf. “Unë gjithmonë flisja për potencialin e këtij klubi. Unë gjithmonë flisja për cilësitë e lojtarëve”, ka thënë Mou.

“I couldn’t be happier and if I was not as happy as I am, I wouldn’t be here.”

? Jose Mourinho’s first interview as Head Coach. #THFC ⚪️ #COYS pic.twitter.com/v316eMZM6N

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 20, 2019

Të ngjashme