Portugezi Jose Mourinho u kontaktua nga presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas për ta zëvendësuar Sylvinhon në postin e trajnerit, mirëpo ish-trajneri i Real Madridit dhe Manchester Unitedit e ka refuzuar këtë ofertë.
Jose Mourinho nuk e ka pranuar ofertën e Lyonit për t’u bërë trajneri i ri i skuadrës franceze. Presidenti i klubit e telefonoi mbrëmë portugezin, mirëpo përgjigja e tij ishte e shpejtë, raporton RMC Sport.
Mourinho kishte qenë i përfolur për një kthim të mundshëm në Real Madrid së fundi, mirëpo lajmet për një krizë brenda “Santiago Bernabeut” janë shuar sërish dhe Zinedine Zidane e mban ende atë pozitë.
Sipas lajmit të RMC Sport, Mourinho e refuzoi këtë ofertë të klubit të Ligue 1 sepse ai ia ka vënë syrin kthimit në Premierligës, pasi që edhe familja e tij është ende duke jetuar në Londër. Për këtë arsye, Franca nuk është për momentin prioritet për ish-trajnerin e Manchester Unitedit.
Megjithatë, i njëjti medium e konfirmon se Aulas u takua me Laurent Blanc të enjten për të tentuar ta bindur ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit. Ai është favoriti për ta zëvendësuar Sylvinhon, i cili u shkarkua pas vetëm 11 ndeshjeve në klub.
Pas fillimit të mirë të sezonit të ri me fitoret kundër Monacos dhe Angers, Lyoni tashmë ka shënuar ecuri prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara pa siguruar fitore në Ligue 1.