Mourinho shuan spekulimet: Jo, askush nga Real Madridi nuk më ka kontaktuar

Prishtinë | 03 Maj 2026 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Trajneri portugez Jose Mourinho ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit që e lidhin me një rikthim të mundshëm në stolin e Real Madridit, duke i hedhur poshtë kategorikisht këto zëra.

Në një deklaratë për media, ai ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë kontakt nga klubi madrilen, transmeton Klankosova.tv.

“Jo, askush nga Real Madridi nuk ka folur me mua, mund ta garantoj këtë”, u shpreh 63-vjeçari, duke theksuar se nuk ka asgjë tjetër për të shtuar mbi këtë çështje.

Tekniku portugez rikujtoi gjithashtu se është i lidhur me një kontratë të vlefshme edhe për një vit me klubin nga Lisbona.

Mourinho mori drejtimin e Benficës në shtator të vitit 2025, pas largimit të Bruno Lage, i cili u shkarkua si pasojë e një serie rezultatesh negative, përfshirë edhe një humbje në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme