Ekonomia Online
FUNDIT

Mourinho thotë se Man Unitedi është dashur ta largonte De Gean

Mourinho thotë se Man Unitedi është dashur ta largonte De Gean

David de Gea ishte protagonist negativ në radhët e “Djajve të Kuq” në gjysmëfinalen e FA Cup përballë Chelseat, pasi kishte përgjegjësi të paktën në dy golat e parë të shënuar nga blutë e Londrës (3-1). Goditjen “poshtë brezit” portieri spanjoll e merr nga Jose Mourinho, ish-trajneri i tij, aktualisht në krye të Tottenhamit. Portugezi, […]

David de Gea ishte protagonist negativ në radhët e “Djajve të Kuq” në gjysmëfinalen e FA Cup përballë Chelseat, pasi kishte përgjegjësi të paktën në dy golat e parë të shënuar nga blutë e Londrës (3-1).

Goditjen “poshtë brezit” portieri spanjoll e merr nga Jose Mourinho, ish-trajneri i tij, aktualisht në krye të Tottenhamit. Portugezi, i pyetur për performancen e dobët të “gardianit” të United, u shpreh:

“De Gea? Mendoj se Manchester United nuk bëri gjënë e duhur kur nënshkroi kontratën e re faraonike për ta bindur që të qëndronte. Ai është një portier shumë i mirë, por me shumë fat që rinovoi me ato shifra.”

29-vjeçari, kur rinovoi shtatorin e kaluar deri në vitin 2023, u shndërrua futbollisti më i paguar i skuadrës. Mourinho kujtoi se jo shumë kohë më parë David de Gea ishte një portier i dëshiruar nga shumë klube të mëdha në Evropë:

“Një ose dy më parë e gjithë bota i ishte vënë pas, por në këtë kohë, shumica e dyerve iu mbyllën”.

Pas gafave që bëri ndaj Chelsea-t, ditët në vazhdim pritet të ndizet debati i portës te Manchester United, klub që çuditërisht i jap një pagë të pakonceptueshme për ekipet e tjera pikërisht atij që nuk i lejohet të bëjë gabimin më të vogël.

Të ngjashme