Mourinho: Tripleta është e imja, s’doja që Interi ta fitonte

Prishtinë | 28 Maj 2025 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho ka bërë shaka duke thënë se ishte “i shqetësuar” se mos Interi do të fitonte tripletën në sezonin 2024-25 dhe ka shpjeguar pse nuk dëshironte që Simone Inzaghi dhe Nerazzurrët të fitonin tre trofe të mëdhenj këtë sezon.

Mourinho mbetet ende trajneri i fundit që ka fituar Ligën e Kampionëve me një klub italian, që nga sezoni 2009-10, kur Interi mundi Bayern Munich në finalen e zhvilluar në Santiago Bernabeu.

Ai gjithashtu është trajneri i vetëm që ka fituar tripletën me një klub italian.

Për këtë arsye, ai bëri shaka me Sky Sports, duke thënë se nuk donte që Interi ta fitonte tripletën. Por, tani që titulli i Serie A ka shkuar te Napoli dhe Kupa e Italisë te Bologna, Mourinho tashmë po i mban anën Interit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ai shtoi se, duke marrë parasysh punën e shkëlqyer që ka bërë Luis Enrique që nga marrja e drejtimit të PSG-së, do të ishte i lumtur ta shihte edhe atë të ngrinte trofeun.

Të ngjashme