Mourinho vë dy kushte për të marrë drejtimin e Realit

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është shprehur i hapur ndaj idesë që të rikthehet te Real Madridi, por portugezi ka vënë dy kushte para se të pajtohet për rikthim.

Mourinho u shkarkua nga Unitedi muajin dhjetor, por 55-vjeçari dëshiron rikthimin në botën e menaxhimit dhe sipas “Mundo Deportivo”, dëshiron rikthimin në Real, por ka kërkuar që të ketë dijeni sa para mund të shpenzojë për përforcime dhe këtë ta bëjë në mbrojtje e sulm.

Sipas kësaj gazete, Mourinho e sheh mbrojtjen dhe sulmin si dy zonat që duhet të përforcohen patjetër gjatë verës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme