Jose Mourinho ka vendosur t’i jap një shans Adnan Januzajt që ta tregojë talentin e tij në ‘Old Trafford’.
‘The Sun’, përcjellë Albeu, raporton se 21 vjeçari kosovar, Adnan Januzaj, ka impresionuar Jose Mourinhon në dy javët e para të parasezonit, dhe se ish trajneri i Real Madridit u ka thënë drejtuesve të ‘Djajve të Kuq’ se ai mund të bëjë pjesë në planet e tij për sezonin e ardhshëm.
Ky është një lajm i shkëlqyer për Januzajn, i cili kaloi dy sezone aspak të mira me ish trajnerin Louis Van Gaal, ku për disa muaj edhe u huazua te Borussia Dortmundi.
Januzaj luajti gjithë pjesën e dytë në fitoren e Manchester Unitedit në miqësoren ndaj Wiganit, duke bërë paraqitje të kënaqshme.