Ndërkohë që futbolli dhe çdo sport tjetër në botë është ndalur për shkak të përhapjes me shpejtësi të virusit vdekjeprurës, Covid-19, mediat më të mëdha sportive po mundohen të argëtojnë sadopak fansat dhe t’ua bëjnë më të lehtë qëndrimin në izolim.
Kështu e përditshmja spanjolle “Marca” ka nisur kontaktet me trajnerë, ish trajnërë dhe ish futbollistë, për të mësuar formacionin më të mirë me të cilin ata kanë luajtur, ndërsa dje ka qenë radha e portugezit Jose Mourinho që të stilojë 11-shen më të mirë mes qindra lojtarëve që ka stërvitur.
“The special one” ka përdorur rreshtimin e tij të preferuar, 4-2-3-1, për të vendosur 11 më të mirët sipas tij, ndërsa vlen të theksohet se nga Interi i tripletēs më 2010-ën, portugezi ka përfshirë vetëm një futbollist, kapitenin zikaltër Javier Zanetti.
Një pjesë e madhe e formacionit më të mirë të Mourinhos, janë ish lojtarë të Chelseat, ekip që portugezi e ka drejtuar dy herë, me emra si Cech, Carvalho, Terry, Gallas, Lampard, Hazard e Drogba.
Nuk mungojnë as lojtarë që Mourinho i ka stërvitur gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit, duke filluar nga patrioti i tij Cristiano Ronaldo, e për të vijuar me emra si Makelele, e Mesut Ozil.
Ja formacioni më i mirë sipas Jose Mourinhos:
Cech; Zanetti, Carvalho, Terry, Gallas; Makelele, Lampard; Ozil, Ronaldo, Hazard; Drogba