Jose Mourinho e festoi në mënyrë të veçantë golin e Lorenzo Pellegrinit që ia fitoi Romës së tij ndeshjen kundër Cagliarit të mërkurën.
Mourinho ishte i pezulluar me një ndeshje, për shkak se ishte përjashtuar me të kuq kundër Napolit të dielën, prandaj ai e shikoi ndeshjen e Romës nga tribunat në Sardegna Arena, raporton Gazeta Express.
Roma pësoi gol e para në pjesën e dytë kundër skuadrës së Walter Mazzarrit, por ia doli të rikthehej dhe ta fitonte ndeshjen.
Roger Ibanez dhe Loreno Pellegrini shënuan për t’ia fituar tri pikët e plota ekipit të udhëhequr nga Mourinho.
Mesfushori italian e shënoi një gol të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë, por kur kamerat e kapën Mourinhon në tribunë, u duk sikur ekipi i tij nuk kishte shënuar.
Reagimi i Mourinhos ishte i çuditshëm, pasi ai u duk i zemëruar në vend se të festonte i buzëqeshur.
Roma i ka 19 pikë në vendin e 10 në Serie A dhe do të përballet me Milanin të dielën në Stadiumin Olimpik.