Mozzik dhe Loredana sërish bashkë në shtrat

Prishtinë | 07 Mar 2020 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Edhe pas ndarjes, Mozzik dhe Loredana vazhdojnë të mbeten dyshja më e komentuar në media. Në këngën e saj të re, të publikuar vetëm së fundmi, Loredana tregoi se ka respekt për Mozzikun, si babai i vajzës së saj.

Ndërkohë në llogarinë e Instagramit të vogëlushes Hana, që menaxhohet nga Loredana, reperja ka publikuar disa foto që i vërtetojnë më së miri fjalët e saj. Në fotot në fjalë Mozzik shihet pranë së voglës.

Përpos fotove të mësipërme, një foto tjetër ka marrë të gjithë vëmendjen. Mozzik dhe Loredana së bashku në një shtrat! Fotoja është realizuar gjatë kohës kur ato ishin ende bashkë dhe në mesin e tyre qëndron Hana. Këto foto provojnë se reperja i ruan me respekt dhe dashuri kujtimet me ish partnerin, edhe pas ndarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme