Mozzik është kthyer në vendlindje për t’i gëzuar familjet në prag të festave të fundvitit.
Mozzik pas koncertit që mbajti në Zvicër është kthyer sërish në vendlindjen e tij për t’i ndihmuar familjet me nevojë në prag të festive të fundvitit, shkruan lajmi.net.
Reperi ka publikuar një postim në Instagram, ku thotë se arsyeja e këtij postimi nuk është asgjë tjeter veçse të motivoj edhe artistët e tjerë për veprime të tilla.
Postimi i plotë:
Era dimër..e kur vjen era dimër në Kosovë dikujt nuk i ndalen vështirësitë jetësore.
A ka ma rëndë për një Babë ( prind ) i cili ska nga t’ia mbajë , çfarë të bën për familjën e tij,e familjes së tij i kan humbur shpresat për gjithçka , e vetmja fjalë qe i mbanë gjallë është ” Do bëhet mirë”
Andaj sa të mundem do vizitoj nevojtar,kam vizituar e vazhdoj ende..
Nuk pata qef ta postoj këtë foto , por më shtyri fakti e ndërgjegja njerëzore..Ndoshta dikush motivohet për një gjest të tillë
Vërtetë kemi nevojë secili njeri ,për secilin njeri!
Lutuni për rrisk,duke dhënë!.