Mozzik në një lidhje me vajzën e politikanit shqiptar? Kjo foto shuan çdo dyshim

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Reperi nga Kosova, Mozzik ditët e fundit është shndërruar në një ndër personazhet më të komentuar në median rozë.

Pas ndarjes nga ish-partnerja, Loredana Zefi, artisti ka postuar për herë të parë një foto i përqafuar me një vajzë, identitetin e të cilës ai e mbajti të fshehtë.

Mirëpo në rrjet qarkulluan lajme se e dashura e Mozzikut është vajza e politikanit Lutfi Hazirit, Lotina.

Ditën e sotme kjo e fundit ka postuar në InstaStory një foto nga pushimet në det, ndërsa krahas saj ajo ka treguar këmbën e një mashkulli me tatuazhe.

Djali në fjalë është Mozzik, dhe kjo vihet re falë tatuazheve që ai mban në këmbë, të cilat janë të njëjta.

Kujtojmë që Mozzik ka një vajzë me reperen Loderana Zefi, ndërsa disa muaj më parë ajo ka konfirmuar lidhjen me futbollistin 22 vjeçar, Karim Adeyemi.

Të ngjashme