Reperi i njohur Mozzik ka reaguar rreth lajmeve se ai e ka tradhtuar Loredana Zefin me partneren e tij aktuale, Lotina Haziri.
Kohët e fundit në rrjet qarkulloi një video ku fansat aluduan se mozzik ka qenë i lidhur me reperen në kohën që i shkruante Lotinës.
Megjithatë reperi përmes një postimi në InstaStory tregoi se në vitin 2019 kur ka flirtuar me partneren aktuale ai i ka pas dhënë fund lidhjes me nënën e vajzës së tij, Hana.
Në nëntorin e vitit 2019 Mozzik ka publikuar hitin e tij “Dhelpër Dinake”, të cilin la të nënkuptohej se ia ka kushtuar ish-partneres së tij.
“Nuk jam një tradhtar, unë bëj hite”- ka shkruar Mozzik krahas fotos së publikuar, duke treguar se në këtë kohë ka qenë i ndarë me reperen dhe ishte një mashkull beqar.