Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim Zëvendës Atashenë e FBI, Michelle L. Miller.
Ministri Mustafa në prani të znj. Miller dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Blerim Olluri, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe FBI në fushën e forenzikës.
Kjo marrëveshje ka për qëllim vazhdimin e bashkëpunimit në mes këtyre dy institucioneve në fushën e forenzikës.
Ministri Mustafa falënderoi znj. Miller për besimin ndaj MPB-së dhe institucioneve të sigurisë, në veçanti për besimin ndaj AKF-së.