MPB-ja dhe MSh-ja dakordohen për menaxhimin e situatës lidhur me Koronavirusin

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadanin, me të cilët diskutuan aktivitetet për menaxhimin e situatës lidhur me Koronavirusin.

Me këtë rast, ministri Vitia i bëritë ditur ministrit Veliu, angazhimet e Ministrisësë Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për ndërmarrjen e masave për një situatë të re të mundshme epidemiologjike, që ka përfshirë disa vende të botës dhe që potencialisht edhe vendi ynë mund të preket.

Ministri Vitia theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar IKSHPK-në që të mobilizojë të gjithë kapacitetet profesionale në menaxhimin e kësaj situate, megjithatë ai theksoi se për këtë është e nevojshme një gjithëpërfshirje institucionale dhe ndihma e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për të menaxhuar çfarëdo situate që mund të ballafaqohemi në të ardhmen.

Ndërsa ministri i MPBAP-së, z. Agim Veliu, theksoi përkushtimin e tij  se të gjitha kapacitetetinstitucionale që ka kjo Ministri, do të vihen në dispozicion për të menaxhuar çfarëdo situate epidemiologjike që mund të paraqitet. Ai tha se institucionet e sigurisë do të jenë të gatshme dhe në funksion të shtetit për çfarëdo nevoje që kërkohet, në mënyrë që situata të kontrollohet nga të gjitha mekanizmat e shtetit si tërësi.

Të dy ministrat vlerësuan se situata për momentin është stabile dhe deri më tani asnjë qytetarë i Kosovës nuk është prekur nga ky virus, prandaj nuk ka nevojë për panik. Megjithatë është e rëndësishme që të ndiqen udhëzimet nga IKSHPK-ja, për kujdes në mënyrë që ky virus të mos bartet edhe në Kosovë.

Të ngjashme