MPB-ja furnizohet me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patent-shofer

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme është furnizuar me material për pasaporta, letërnjoftime dhe patent-shofer.

Në një përgjigje për teve1.info, nga MPB-ja bëjnë të ditur se deri në mars pritet që të stabilizohet e tërë çështja e dokumenteve.

“Konfirmoj për furnizimin me material. Për momentin këtë e kemi si risi, kemi qenë duke prit materialin dhe e kemi siguru. Deri në mars planifikohet që komplet çështja e dokumenteve të stabilizohet”, theksoi zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.

Për mungesën e materialit të pasaportave ka pasur reagime të shumta.

Lidhur me këtë, në fillim të muajit janar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte kërkuar nga Gjermania që të lejojë hyrjen e qytetarëve të Kosovës që u kanë skaduar pasaportat.

Të ngjashme